Site icon Telegrafi

Coronavirusi zbulohet për herë të parë edhe në qumështin e gjirit

Foshnja e një nëne që kaishte COVID-19, gjithashtu është kontraktuar me virusin.

Për herë të parë, studiuesit ishin në gjendje të zbulonin coronavirusin në qumështin e gjirit të një gruaje që vuante nga COVID-19, shkruhet në revistën shkencore The Lancet.

Virusi u zbulua edhe në foshnjën e sapolindur, thanë virologët Jan Münch dhe Rüdiger Groß, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse fëmija u infektua drejtpërdrejt përmes qumështit të gjirit apo përmes afërsisë fizike.

Ushqyerja me gji deri më tani është konsideruar e padëmshme

“Studimi ynë tregon se Sars-CoV-2 mund të zbulohet tek qumështi i grave që ishin të infektuara me COVID-19. Por ne ende nuk e dimë nëse virusi është transmetuar te fëmija me anë të qumështit apo jo, dhe kjo mbetet të shihet më tutje”, thanë këta virologë.

Virusi zakonisht kalohet nga një person në tjetrin përmes infeksionit të pikave.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deri më tani nuk ka prova të coronavirusit në qumështin e gjirit .

“Nuk ka asnjë arsye për të shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji”, thuhet në rekomandimet në faqen kryesore të organizatës. /Telegrafi/

Exit mobile version