Site icon Telegrafi

Coronavirusi vazhdon të bëjë kërdi, deri më tani kanë humbur jetën 908 persona – numri total i të infektuarve ka shkuar në 40.171

Numri i viktimave nga coronavirusi në Kinë është rritur në 908, ka njoftuar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në një komunikatë thuhet se numri i të vdekur është rritur për 97, dhe kështu dita e djeshme po cilësohet si më vdekjeprurësja deri më tani, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër numri i të infektuar nga coronavirusi në Kinë është rritur ndjeshëm – më saktësisht janë regjistruar 3.062 raste të reja.

Ndërkaq në  total sa i përket personave të infektuar në mbarë botën ka shkuar në 40.171. /Telegrafi/

 

Exit mobile version