Site icon Telegrafi

Coronavirusi, vaksina e Modernas nuk do të autorizohet për përdorim emergjent përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së

Nurse Kathe Olmstead prepares a shot as the world's biggest study of a possible COVID-19 vaccine, developed by the National Institutes of Health and Moderna Inc., gets underway Monday, July 27, 2020, in Binghamton, N.Y. (AP Photo/Hans Pennink)

Vaksina e Moderna Inc kundër coronavirusit nuk do të autorizohet për përdorim përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel, tha se vaksina do të jetë e gatshme në SHBA, gjatë muajit mars dhe prill.

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), nuk pritet të autorizojë përdorimin e saj emergjent më herët se data e 25 nëntorit.

Vaksina e Modernas ishte e para në botë që pati filluar fazën e parë të testimit tek njerëzit. E njëjta është edhe në fazën e saj përfundimtare, dhe më kritike.

Gara për lansimin e vaksinës kundër coronavirusit ka qenë një çështje përçarëse midis dy kandidatëve të  zgjedhjeve presidenciale.

Ajo kishte një rëndësi të konsiderueshme në debatin e së martës midis presidentit amerikan Donald Trump, dhe kandidatit të demokratëve Joe Biden.

Trump pati insistuar se vaksina do të jetë e gatshme përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version