Ekipi i vajzave afgane të robotikës kanë ndërtuar ventilatorë nga pjesët e makinave, për pacientët me coronavirus.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pajisjet e ndërtuara priten të dalin në shitje me një çmim të arsyeshëm deri në fund të majit.
Bëhet e ditur se Afganistani posedon vetëm 400 ventilatorë për një popullsi prej 38 milionë banorë.
Numri i të prekurve nga coronavirusi në vend ka shkuar në 7,650, ndërsa 178 persona kanë ndërruar jetë, lidhur me këtë rast autoritetet kanë frikë se situata mund të përkeqësohet dhe të kapërcejë një sistem tashmë të brishtë të kujdesit shëndetësor.
Të njohura si “Afghan Dreamers”, vajzat vijnë nga krahina perëndimore e Herat, ku u raportuar rasti i parë i Afganstanit me COVID-19./Telegrafi/