Numri i viktimave nga coronavirusi ka shkuar në 106, kurse në gjithë Kinën janë konfirmuar se janë infektuar mbi 4,500, raporton CNN duke shtuar se autoritetet amerikane po paralajmërojnë qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kinë nëse patjetër nuk u duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
Siç raporton Reuters, autoritetet kineze kanë konfirmuar se virusi i shumëpërfolur, tashmë ia ka marrë jetën një pacienti në Pekin, transmeton Telegrafi.
Autoritetet në Hubei, që konsiderohet si “foleja” e virusit vdekjeprurës, kanë bërë të ditur se 1,300 persona tjerë janë infektuar ku ky numër në total është rritur në mbi 4,500 në këtë provincë.
Shumica e të sëmurëve gjenden në spital, kurse 125 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Rastet e të infektuarve me coronavirus janë konfirmuar në gjithë Kinën, ndërkaq në Tibet thuhet se do të mbyllen për një kohë të pacaktuar atraksionet turistike, duke paralajmëruar se të gjithë personat që vizitojnë ato vende do të futen në karantinë si preventivë. /Telegrafi/