Site icon Telegrafi

Coronavirusi, Turqia shënon fundjavën e parë pa masa izolimi që nga muaji prill

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka urdhëruar heqjen e orës policore gjatë fundjavës, e vendosur në 15 qytete për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliona njerëz shpresonin se kjo do të ishte fundjava e fundit me masat e vendosura pasi vendi hoqi një sërë kufizimesh për udhëtimet dhe bizneset, ndërsa vendimi erdhi vonë gjatë javës.

Erdogan ka potencuar në Twitter se nuk dëshiron që qytetarët “të kalojnë në një situatë tjetër të ngjashme pasi njerëzit veçse rifilluan jetën e tyre të përditshme pas një pauzë prej dy muaj e gjysmë”.

“Nëse do të aplikonim masat e orës policore, do të çonin në pasoja të ndryshme sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Erdogan.

Presidenti turk në anën tjetër i bëri thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rregullave për të luftuar pandeminë, kryesisht bartjen e maskave mbrojtëse si dhe respektimin e distancimit shoqëror./Telegrafi/

Exit mobile version