Site icon Telegrafi

Ministrja spanjolle thotë se të moshuarit u gjetën ‘të vdekur dhe të braktisur’

Ushtarët e mobilizuar për të ndihmuar Spanjën në trajtimin e pandemisë së coronavirusit, kanë gjetur një numër të moshuarish të braktisur dhe të vdekur në shtretërit e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lajmet erdhën pasi Spanja përjetoi një rritje të mëtejshme të numrit të vdekjeve dhe rasteve nga coronavirusi, ndërsa autoritetet shëndetësore vendosën të shpërndajnë gati 650,000 pajisje të nevojshme testimi.

Ndërkaq të hënën, ministrja e mbrojtjes në Spanjë, Margarita Robles, tha se anëtarët e Njësisë së Specializuar të Emergjencave Ushtarake kishin gjetur kufomat ndërsa kryenin detyrat e tyre.

“Gjatë vizitave të tyre, ushtria ka gjetur disa të moshuar krejtësisht të braktisur – madje disa që kishin vdekur në shtretërit e tyre”, i tha Robles programit TV Ana Rosa.

Sipas Robles, një trajtim i tillë çnjerëzor nuk do të tolerohet dhe kushdo që injoron përgjegjësitë e tyre do të ndiqet penalisht. /Telegrafi/

Exit mobile version