Zëvendës-kryeparlamentari iranian Abdolrez Mesri, ka njoftuar se 23 deputetë iranianë janë infektuar me coronavirus (COVID-19).
Siq raporton televizioni publik i Iranit, Mesri ka deklaruar se deri më tani 23 deputetë kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se ekzistojnë gjasa të mëdha që virusi të jetë përhapur edhe te persona tjerë, pasi që zyrtarët shtetërorë gjatë ditëve të kaluar kanë pasur kontakt me qytetarë.
“Këshillojmë deputetët që të ndërpresin çfarëdo takimi që kanë pasur në plan ta realizojnë me qytetarë, kjo për faktin se duhet luftuar përhapja e virusit”, tha Mesri.
Në Iran deri më tani kanë humbur jetën 66 persona si rezultat i coronavirusit, derisa numri i infektuarve është rritur në 1.501. /Telegrafi/