Bazuar në statistikat preliminare sa i përket rasteve të vdekjeve, coronavirusi mund të jetë përgjegjës për shumë raste të vdekjeve, thuhet në një letër të një ekipi hulumtuesish.
Statistikat zyrtare të vdekjeve do të jenë të qasshme në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – por kjo do të jetë e mundur tek vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Për vite me parë sulmi në zemër dhe kanceri kanë qenë shkaktarët kryesor të vdekjeve dhe përqindja e tyre ishte dukshëm e madhe – nga 1.600 deri në 1.700 raste ditore.
Megjithatë nga 1 nëntori deri më 13 dhjetor, mesatarja e rasteve ditore të vdekjeve nga COVID-19 është trefishuar me 826 nga 2.420 sa ishin raportuar në përgjithësi vdekje në SHBA.
E dje në SHBA është raportuar shifra rekorde e vdekjeve – 3.656, e këtë e kanë konfirmuar edhe të dhënat e Universitetit John Hopkins.
Në letër theksohet se nëse ky trend vazhdon, përqindja në baza javore do të tejkalojë atë të 21 prilli që asokohe ishin regjistruar 2.856 raste të vdekjeve. /Telegrafi/