Administrata e Trumpit gjatë të premtes ka shpallur coronavirusin, emergjencën shëndetësore dhe përkohësisht dhe ua ka ndaluar hyrjen në SHBA të huajve që kanë vizituar dy javët e fundit Kinën, shkruan Independent.
Presidenti amerikan Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin që ua pamundëson të huajve hyrjen e përkohshme në SHBA, por nga ky ligj përjashtohen ata që kanë nënshtetësi amerikane, transmeton Telegrafi.
Sekretari i Shëndetësi, Alex Azar, ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë qenë në dy javët e fundit në provincën kineze Hubei, ku gjendet edhe qyteti Wuhan, epiqendra e coronavirusit, do të jenë subjekt i futjes në karantinë për 14 ditë.
Kjo ndalesë vjen pasi që aviokompanitë American Airlines, Delta dhe United, njoftuan se kanë anuluar fluturimet në Kinë nga frika se mund të zgjerohet coronavirusi që ua ka marrë jetën më shumë se 200 personave.
SHBA-të kanë anuluar të gjithë fluturimet për në Kinë nga e premtja, derisa Delta dhe United nga java e ardhshme nuk do të operojnë në këtë linjë ajrore. /Telegrafi/