Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një rekord një-ditor me mbi 1 milion teste diagnostikuese të coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi kreu 1,061,411 teste të shtunën bazuar në të dhënat e një grupi vullnetarësh i njohur si “Gjurmimi i COVID-19”.
SHBA-ja testonte mesatarisht 650 mijë njerëz në ditë gjerësisht gjatë muajit të fundit, ndërkaq në fund të korrikut ishin testuar në ditë mbi 800 mijë persona.
Që nga fillimi i pandemisë, pamundësia për të kryer testime ka ndikuar në përpjekjet për frenimin e përhapjes së coronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), iu ka bërë thirrje vendeve vazhdimisht që të kryejnë sa më shumë testime për ta menaxhuar pandeminë e COVID-19.