Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Planin e veprimit për gatishmëri dhe reagim për Coronavirusin, ndërsa mbi bazë ndau 10 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u ballafaquar me Coronovirusin në rast të paraqitjes së rasteve.
Ai tha se deri më tani janë testuar 62 raste dhe të gjitha kanë dalë negative, ndërsa në proces janë duke u testuar 5, 6 raste dhe i presin rezultatet në orët në vazhdim.
“…Është propozuar ngritja e nivelit të gatishmërisë. Kosto finale e këtij veprimi është rreth 10 milionë euro. Ky plan përshinë aktivitete të resurseve të ndryshme dhe institucione tjera mbështetëse. Masat e përfshira në planin e veprimit kanë për qëllim mbrojtën e qytetarëve. Për ne koronavirusi paraqet një emergjencë globale të shëndetit publik”, tha ai
Në lidhje më këtë, ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami bëri të ditur se në ora 15:00 do të takohen me drejtorët e arsimit dhe do të vendosin për hapat e ardhshëm. /Telegrafi/