Site icon Telegrafi

Coronavirusi prek foshnjën njëmuajshe në Kinë

Një foshnje njëmuajshe është diagnostikuar me coronavirus në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rasti është konfirmuar nga komisioni shëndetësor i provincës jugperëndimore në Kinë.

Foshnja Jiang Moumou, është vendosur në karantinë në Spitalin Popullor të Provincës Guizhou, dhe aktualisht është nën trajtim.

Nga autoritetet bëhet e ditur se gjendja e saj është stabile.

Bazuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi mund të infektojë të gjitha grupmoshat.

Mirëpo, virusi që prek të moshuarit, dhe disa me sëmundje si astma, diabeti dhe sëmundja e zemrës, ndikon në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Kujtojmë se coronavirusi ka prekur njerëz në më shumë se 20 vende të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version