Italia ka raportuar 179 vdekje të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 30,739.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i personave në kujdesin intensiv ka rënë nën 1,000 për herë të parë në dy muaj, pasi 4,068 persona ishin gjatë kulmit të krizës në vend.
Sidoqoftë 744 raste të reja u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e ulët rekorde prej 0,34 për qind, megjithëse thuhet se ka pasur rënie të numrit të testeve.
Ndryshe në shumicën e vendeve të Evropës janë zbutur paksa masat kufizuese të vëna për shkak të pandemisë së coronavirusit, kurse qeveritë frikësohen se mund të vie deri te një valë e dytë e infeksioneve. /Telegrafi/