Site icon Telegrafi

Coronavirusi nuk ka të bëjë asgjë me birrën Corona, por disa njerëz po mendojnë që po  – e gjithë kjo teori është bërë trend në internet

Edhe pse dihet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, njerëzit kanë filluar të bëjnë lidhjen mes birrës meksikane Corona Extra dhe virusit vdekjeprurës coronavirus, që ka marrë shumë jetë njerëzish në Kinë, shkruan Business Insider.

Kërkimet në internet për “corona beer virus”, “beer virus” dhe “beer coronavirus” janë rritur në masë të madhe që nga 18 janari, tregojnë të dhënat e Google Trends, transmeton Telegrafi.

Një kërkim i ngjashëm fillimisht ishte observuar nga Indy100 gjatë të premtes së kaluar, dhe prej atëherë personat që po kërkojnë informacione të ngjashme është rritur edhe më shumë.

Nga 18 deri më 26 janar, kërkimet për “corona beer virus” ka kërcyer për 2,300 për qind në nivel global, thuhet në të dhënat e publikuara nga Google Trends.

Kërkimet për “beer virus” është rritur për 744 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohoroe, kurse për “beer coronavirus” për 3,233 për qind.

Kamboxhia dhe Danimarka kanë kryesur në listën e vendeve që i kanë bërë kërkimet për “Corona beer virus”.

Sidoqoftë, nuk ekziston kurrfarë lidhje mes birrës dhe virusit. Emri coronavirus vjen nga fakti se kur shikohet nga mikroskopi ka formën e kurorës. “Corona” nga latinishtja do të thotë kurorë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version