India ka konfirmuar të prekurin e parë nga Coronavirusi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
I prekuri nga ky virus vjen nga pjesa jugore e Indisë në qytetin e Keralasë, bëri të ditur Qeveria e këtij shteti përmes një deklarate.
Pacientja ishte një studente në Universitetin e Wuhanit në Kinë.
Një rast tjetër është konfirmuar edhe në Filipine.
Zyrtarët e Shëndetit në Filipine kanë konfirmuar të prekurin e parë në këtë vend nga Coronavirus.
Bëhet fjalë për një 38 vjeçare, e cila më 21 janar kishte udhëtuar drejt Filipineve nga qyteti i Wuhanit. /Telegrafi/