Site icon Telegrafi

Coronavirusi në Shqipëri: 6 viktima dhe vetëm 85 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 1754 testime të kryera, vetëm 85 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 633 persona janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, njoftoi ministria.

Statistika (21 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 85
Të shëruar në 24 orë 633
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1754

Testime totale 1,730,246
Raste pozitive 270,455
Raste të shëruara 263,035
Raste Aktive 3969
Humbje jete 3,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1265
Fier 632
Elbasan 436
Vlorë 365
Berat 295
Lezhë 253
Kukës 162
Durrës 158
Shkodër 150
Korçë 117
Gjirokastër 115
Dibër 21

Exit mobile version