Site icon Telegrafi

Coronavirusi në Shqipëri, 42 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 42 qytetarë nga 920 testime.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 22. Janë 277 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 275.774 raste, prej tyre 272.000 janë shëruar, 277 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.

Exit mobile version