Dy persona në Bosnje dhe Hercegovinë janë infektuar nga coronavirusi, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri i cili vjen nga qyteti i Banja Llukës në Bosnje, është infektuar bashkë me djalin e tij nga coronavirusi.
Bëhet e ditur se burri punonte në Itali, ndërsa gruaja dhe fëmija i tij jetonin në Bosnje.
Gjendja e të prekurit është stabile, ndërsa është vendosur edhe në karantinë. Raportohet se burri sapo krijoi kontakte me familjarët, kishte transmetuar virusin tek djali i tij. /Telegrafi/