Rreth 40,902 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë të premten, një numër i ri rekord ditor.
Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, përveç të infektuarve, është shënuar edhe një numër i lartë i të vdekurve, 550 të tillë.
Ndryshe, Italia të enjten regjistroi 37,978 raste të reja dhe 636 vdekje nga COVID-19.
Kështu, sipas të dhënave, numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë tani qëndron në 44,139.
“Tani ka më shumë se 30,000 pacientë në spital me simptoma”, tha të premten ministria e shëndetësisë.
E premtja gjithashtu pa një rekord të ri për numrin e testeve në mbi 254,000.
Totali i të infektuarve, përfshirë të shëruarit dhe viktimat tani është rritur në 1,107,303. /Telegrafi/