Telegrafi

Coronavirusi ndoshta është përhapur nga lakuriqët, ndërsa një video tregon gruan kineze duke ngrënë supë lakuriqi

Pamjet e një gruaje kineze duke ngrënë një lakuriq të tërë në një restorant të zbukuruar është bërë virale pasi vendi është shkatërruar nga një virus i ri vdekjeprurës që besohet të ketë ardhur nga gjitarët fluturues. 

Video tregon se si përgatiten ushqimet në Kinë, dhe kjo është quajtur supë lakuriqi, transmeton Telegrafi.

Lloji i ri i koronavirusit, i cili u shfaq në qytetin qendror kinez Wuhan muajin e kaluar, ka vrarë të paktën 17 njerëz, dhe janë të sëmurë më shumë se 590 dhe bëri që qyteti prej 11 milionësh të jetë në mbyllje.

Shkencëtarët tani kanë frikë se mund të jetë përhapur te njerëzit nga gjarpërinjtë ose lakuriqët.

Videoja e parë nga shumë persona e shpërndarë nga Apple Daily me qendër në Hong Kong, tregon një grua të re të veshur bukur, duke ngrënë supë lakuriqi. /Telegrafi/