Site icon Telegrafi

Coronavirusi mund të përhapet tek pasagjerët përmes njësive të kondicionimit të ajrit, pohojnë shkencëtarët

Coronavirusi mund të përhapet tek pasagjerët përmes njësive të kondicionimit të ajrit, paralajmërojnë disa shkencëtarë në Kinë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 24 pasagjerë në një autobus të Provincës Zhejiang rezultuan pozitivë pas një udhëtimi një orë e gjysmë më 19 janar.

Shkencëtarët pretendojnë se pajisjet e ajrit mund ta kenë shkaktuar këtë përhapje të spërkalave mes udhëtarëve.

Disa prej kondicionerëve sipas tyre absorbojnë ajrin nga jashtë dhe e hedhin atë përsëri jashtë, ndërsa të tjerat, të quajtura njësi të ndara e riciklojnë të njëjtin ajër, gjë që ndodhi në këtë rast.

Ndërkohë, ekspertët britanikë paralajmëruan muajin e kaluar se njësi të tilla duhet të fiken ose të hapen dritaret për të parandaluar përhapjen e COVID-19./Telegrafi/

 

Exit mobile version