Italia po mendon të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet e saj ndërsa coronavirusi po përhapet në të gjithë vendin.
Nëse vendimi merret, qeveria do të urdhërojë që të gjitha shkollat të mbyllen deri në mes të marsit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Shkollat dhe universitetet në rajonet më të prekura nga veriu i Italisë, ku disa qytete janë vënë në karantinë, tashmë janë mbyllur 10 ditë më parë.
Virusi ka vrarë 79 njerëz në Itali, me më shumë se 2.500 raste të konfirmuara – 229 nga ata që trajtohen janë në kujdes intensiv.
Me këtë masë, mund të preken deri në 8.7 milionë fëmijë dhe studentë – nga çerdhet në shkollat e mesme dhe universitetet – si dhe familjet e tyre. /Telegrafi/