Telegrafi

Coronavirusi: Messi me bashkëlojtarë pranojnë t’i ulin pagat te Barcelona – Rey Manaj ka fatin e mirë

Coronavirusi ka shkaktuar mjaftë dëme si në aspektin njerëzor po ashtu edhe në atë material.

Pandemia botërore është duke marrë qindra mijëra jetë njerëzish, derisa ka anuluar të gjitha aktivitetet sportive.

Klubet evropiane kanë filluar të ndjejnë menjëherë anën negative të coronavirusit, pasi të ardhurat e tyre financiare janë përgjysmuar.

Në mediat spanjolle ditë më parë u raportua se lojtarët e Barcelonës mund të marrin vetëm gjysmën e pagës, në mënyrë që të shpëtojnë klubin nga kriza financiare.

Lexo po ashtu Barcelona konsideron uljen e pagave shkaku i coronavirusit

Lojtari me pagë të lartë si, Lionel Messi, Antoine Griezmann, Luis Suarez, Gerard Pique, e disa të tjerë, kanë pranuar të marrin vetëm gjysmën e pagës.

Lojtarët më pagë më të ulët, siç është rasti i Rey Manajt, nuk do të ndikohen nga coronavirusi dhe do të qëndrojë  të pandryshuara. /Telegrafi/