Las Vegasi ka mbyllur kazinotë me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit, ka bërë të ditur guvernatori i Nevadas, Steve Sisolak, raporton Reuters.
“Bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve”, ka shtuar Sisolak gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.
Janë mbyllur edhe palestrat e fitnesit, qendrat për rekreacion, klubet, kinematë dhe qendrat tregtare.
Ndërkaq policia, zjarrfikësit dhe punonjësit shëndetësor dhe ata social si dhe marketet ushqimore do të vazhdojnë të punojnë.
Në SHBA aktualisht janë regjistruar 6.400 të prekur me coronavirus, derisa të paktën 109 persona kanë humbur jetën. /Telegrafi/