Kina ka anuluar ngjitjet për Mount Everest nga ana e Tibetit për shkak të coronavirusit, thanë të enjten organizatorët e ekspeditës.
Vitin e kaluar në sezonën e pranverës, Everesti kishte 885 turistë, 644 prej tyre nga Nepali dhe 241 nga krahu verior në Tibet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ana e Nepalit mbetët e hapur tani për tani, megjithëse disa operatorë të ekspeditës janë “ndeshur” me anulime, ndërsa u është kërkuar raport udhëtimi 14-ditor si dhe udhëzime mjekësore.
Lukas Furtenbach përgjegjës i ekspeditave me bazë në Austri, shprehet se u informua nga autoritetet kineze se mali do të mbyllet nga ana veriore, ndërsa tha se do të transferojë 11 klientët e tij në Nepal./Telegrafi/