Telegrafi

Coronavirusi ka vrarë më shumë se 100,000 amerikanë në rreth 4 muaj

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur nga coronavirusi i ri. Kjo është gati një e treta e totalit në të gjithë botën.

Një numër i tillë ka arritur pak më shumë se katër muaj pasi rasti i parë në SHBA u konfirmua dhe dy muaj pasi shumica e shteteve hynë në mbyllje, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, parashikoi në 15 maj se SHBA do të arrinte numrin e të vdekurve 100,000 më 1 qershor.

Por kjo ndodhi pesë ditë para kësaj.

Numri prej 100,000 vdekjesh, sipas deklaratave të presidentit Donald Trump më 4 maj, ishte dikur skenari i rastit më të keq për SHBA.

Tani ekspertët presin që të shohin valët e ardhshme të infeksioneve me coronavirus, që mund të sjellin më shumë vdekje. /Telegrafi/