Site icon Telegrafi

Coronavirusi, Italia shtrin “karantinën” në të gjithë vendin

E gjithë Italia është “duke u mbyllur në karantinë” ndërsa vendi përpiqet të përmbajë shpërthimin e coronavirusit.

Sipas skynews, përcjell Telegrafi, të gjitha tubimet publike do të ndalohen, ngjarjet sportive janë pezulluar dhe lëvizja po kufizohet në të gjithë vendin.

Italia është vendi më i goditur në Evropë me 463 vdekje të lidhura me virusin, një rritje prej gati 100 në një periudhë 24-orëshe dhe më shumë se 9,000 infeksione të konfirmuara.

Lexo po ashtu Situatë alarmante: Rreth 100 persona gjejnë vdekjen për një ditë nga coronavirusi në Itali

Rreth 60 milion njerëz tani do të vendosen në mënyrë efektive nën karantinë nga masat e rrepta të cilat ishin futur tashmë në veri dhe disa zona qendrore gjatë fundjavës.

Po sipas skynews, më shumë se 300 nga viktimat janë në Lombardi – një nga pesë rajone të cilat tashmë ishin në mbyllje.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte do të nënshkruajë një dekret të ri dhe masat mbarëkombëtare do të futen në mëngjes.

Më parë të hënën, vendi mbylli të gjitha vendpushimet e skive dhe z. Conte tha që ai do të përdorë “terapi masive shoku” për të luftuar shpërthimin. /Telegrafi/

Exit mobile version