Një teori e përhapur gjerësisht në mediat sociale pretendon se autori amerikan Dean Koontz parashikoi shpërthimin e coronavirusit 2019-2020 që në vitin 1981.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, postimet që përmbajnë librin “The Eyes of Darkness” (Sytë e errësirës) dhe një faqe në të cilën Koontz kinse përshkruan coronavirusin janë shpërndarë me të madhe.
Shumica e pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë kopertinen dhe një faqe në libër ku përmendet një virus i quajtur “Wuhan-400”.
Fotografia e qarkulluar gjerësisht në faqen e librit të Koontz përfshin disa lexime të theksuara të teksteve: “Ata e quajnë atë gjë ‘Wuhan-400’, sepse ajo u zhvillua në laboratorët e tyre në RDNA, jashtë qytetit të Wuhan,…”.
Disa pretendime që qarkullojnë gjithashtu përmbajnë një faqe shtesë që përmend vitin 2020 dhe shpërthimin e një “sëmundje të rëndë si pneumonia”.
Por kjo është pjesërisht e rreme.
Megjithatë, po sipas Reuters, është e vërtetë që Koontz shkruajti për një virus imagjinar në romanin e tij dhe se emri i tij “Wuhan-400”.
Në romanin e tij, Koontz e përshkroi “Wuhan-400” si “arma më e rrezikshme e Kinës: arma e re biologjike në një dekadë”. Ai gjithashtu shkroi se ishte zhvilluar nga laboratorë jashtë qytetit të Wuhan.
Gjithsesi, nuk ka asnjë provë që coronavirusi i ri është krijuar në një laborator.
Virusi besohet të ketë origjinën në fund të vitit të kaluar në një treg ushqimesh në Wuhan.
Ekspertët e shëndetit mendojnë se mund të ketë origjinën nga lakuriqët dhe më pas të kalojë te njerëzit, ndoshta përmes një specieje tjetër.
Veç këtyre, Reuters shkruan se shikoi referencat e mëtutjeshme të “Wuhan-400” në librin e Koontz.
Sipas të njëjtit medium, simptomat dhe sjellja e “Wuhan-400” të Koontz janë shumë të ndryshme me COVID-19.
Në roman, virusi ka një periudhë inkubacioni “vetëm katër orë”. Periudha e inkubacionit të COVID-19 është midis 1-14 ditësh.
Koontz gjithashtu përshkruan “Wuhan-400” si një sëmundje me një “normë vrasjeje” prej 100%.
“Pasi të infektohet, askush nuk jeton më shumë se njëzet e katër orë. Shumica vdesin në dymbëdhjetë orë”, shkruan ai.
Ndërsa shkalla e vdekjes së COVID-19 është larg nga kjo, sipas OBSH-së, shkalla e fatalitetit është midis 2% dhe 4% në Wuhan dhe 0.7% jashtë Wuhan.
Dhe për fund Reuters ka sjellë një gjykim rreth këtyre pretendimeve: “Pjesërisht e rremë: Dean Kootz shkroi për një virus imagjinar të quajtur “Wuhan-400”, por përshkrimi i tij nuk ka asnjë lidhje me coronavirusin e ri”. /Telegrafi/