Site icon Telegrafi

Coronavirusi ia mohoi edhe lamtumirën e fundit: Momenti kur vajza kineze thërret “nënë, nënë” – pasi trupi i nënës së saj u nxor nga spitali

Ky është momenti prekës kur një vajzë në Wuhan u gjend në një situatë të rëndë, pasi nëna e saj vdiq nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza e shkatërruar thirri ‘nënë, nënë’, ndërsa ndiqte një furgon që po merrte trupin e nënës së saj nga një spital në një krematorium.

Çfarë e bën edhe më prekës rastin është fakti se asaj nuk i ishte lejuar t’i thoshte lamtumirën e fundit nënës së saj, në mënyrë që të ndalonte përhapjen e virusit.

Skena tragjike u kap rreth orës 10 të së shtunës jashtë Spitalit Provincial Hubei të Mjekësisë së Integruar Kineze dhe Perëndimore, sipas mediave lokale.

Po sipas mediave, mjekët nuk kishin arritur të shpëtonin nënën e saj, e cila dyshohej se kishte coronavirus dhe ishte transferuar në qendrën mjekësore për trajtim, thuhet në raport.

Pamjet thuhet se janë hequr nga llogaria e stacionit zyrtar të TV për arsye të paspecifikuara, por ato janë shpërndarë në Twitter.

Një dëshmitar okular që bëri këtë video ka thënë: “Nëna e saj vdiq gjatë trajtimit urgjent. [Mjekët] nuk mund ta shpëtonin atë”. /Telegrafi/

Exit mobile version