Telegrafi

Coronavirusi ia “kthen” çiftit ngas Nju Jorku unazën që e kishin humbur tre vite më parë, pronari i një restoranti e gjen gjatë renovimit

Pronari i një restoranti në jug të Floridës, gjatë renovimit të objektit që i kishte kryer si masë preventive në luftën kundër coronavirusit, ka gjetur një unazë të humbur tre vite më parë të cilën ia ktheu pronarit nga Nju Jorku.

Pronari i restorantit kishte vendosur ta rinovoj objektin, pasi që restoranti tani nuk mund të punojë për shkak të pandemisë së COVID-19, që sipas ligjeve në fuqi ua mundëson pronarëve vetëm të bëjnë dërgesa të porosive të ushqimit, transmeton Telegrafi.

Gjatë punimeve ka gjetur unazën dhe fotografinë e saj e ka publikuar në Facebook, me shpresën se pronari i saj do ta sheh dhe të shkojë për ta kërkuar.

Edhe pse ishte shumë skeptikë lidhur me këtë, pas më shumë se 5 mijë shpërndarjeve të postimit, ka hasur në çiftin  Mike-Lissa.

Dyshja nga Nju Jorku kishin shkuar në këtë restorant në vitin 2017, kur gruaja humbi unazën të cilën mendonte se kurrë më nuk do ta gjente.

Megjithatë në rrethana të pazakonta, ajo u “shfaq” sërish në gishtin e pronares. /Telegrafi/