Gareth Bale ka dhurua gjysmë milioni euro për spitalin në Cardiff, aty edhe ku ishte lindur për t’i ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.
Uellsiani ishte shfaqur në një video, duke i falënderuar të gjithë stafin mjekësor për punën që po bëjnë në luftën kundër pandemisë botërore.
“Dua t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor për punën e tyre të madhe dhe për sakrificat e tyre në krizën me Covid-19”, ka thënë Bale.
“Spitali i Uellsit është mban një vend special në zemrën time. Vendi ku kam lindur dhe ka mbështetjen time, të familjes dhe miqve të mirë”.
“Unë dhe familja ime duam të japim mbështetje. Vazhdoni me punën e mirë, jeni duke e bërë një punë të madhe. Faleminderit shumë”, ka shtuar më tej uellsiani.
Len Richard, shefi ekzekutiv i spitali në Cardiff ka falënderuar Balen dhe familjen e tij për gjysmë milioni euro të dhuruara për luftën kundër coronavirusit.
Kujtojmë se anësori fiton 650 mijë euro në javë, duke dhuruar pothuajse një pagë mujore të tij për Uellsin. /Telegrafi/