Telegrafi

Coronavirusi, floktarja preu vrimat në një ombrellë për duart e saj – në mënyrë që të shmang kontaktin me klientët

Një floktare e cila vendosi të mos heqë mjetet gjatë pandemisë së coronavirusit, është bërë virale për metodën e saj të çuditshme, që përdori për të krijuar pengesën midis klientëve të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegraf, ajo preu vrimat në një ombrellë për krahët dhe sytë e saj, duke i lejuar asaj që praktikisht ta veshë atë.

Përveç tjerash ajo vendos edhe ca dorëza, ndërsa vazhdon të punojë në sallonin Bella Rosa në Oss, Holandë.

Shumë prej ndjekësve që panë videon në internet, e vlerësuan për zgjidhjen e saj krijuese, disa madje e quajtën ‘superwoman’./Telegrafi/