Telegrafi

Coronavirusi, britaniku organizoi një “maratonë të plotë” në oborrin e tij prej 6 metrave

James Campbell ka organizuar një “maratonë të plotë” në oborrin e shtëpisë së tij, duke vrapuar për pesë orë në oborrin e tij prej 6 metrave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Campbell një ish-garues i klasit botëror nga Cheltenham të Anglisë, ishte ndjerë i mërzitur që ishte në izolim për shkak të coronavirusit.

“Të them të drejtën është një ndër budallallëqet më të mëdha që kam bërë ndonjëherë në ditëlindjen time”, tha ai për BBC.

Mijëra njerëz u akorduan që të bëhen pjesë e kësaj shfaqje, ndërsa deri të enjten në mëngjes ai kishte ngritur ekuivalentin e më shumë se 32 mijë dollarëve për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të Mbretërisë së Bashkuar.

Përveç James Campbell, një tjetër atlet kinez, Pan Shancu përfomoi një ultramaratonë prej 50 kilometra në banesën e tij, sipas South Morning Post të Kinës.

Me përhapjen e coronavirusit në Evropë, garat u anuluan në të gjithë kontinentin.

Ndërkaq Elisha Nochomovitz, i cila kishte planifikuar të garonte në Maratonën e Barcelonës, nuk e lejoi stërvitjen e tij të shkonte së koti.

Kështu që gjatë 6 orëve dhe 48 minutave, ai përfundoi një “maratonë të plotë” në ballkonin e tij prej 7 metrave. /Telegrafi/