Ky përfundim i ekspertëve i ka dy implikime dhe që të dyja janë pozitive. Kjo do të thotë që virusi është stabil në formën momentale dhe me siguri nuk do të bëhet më i rrezikshëm duke u përhapur
Piter Thielen specialist i gjenetikës molekulare në Universitetin Johns Hopkins, ka thënë për Washington Post që analiza e mijëra mostrave të coronavirusit ka treguar vetëm 4 – 10 dallime midis llojeve të cilat kanë infektuar amerikanët dhe atyre të cilat kanë infektuar kinezët në fillim të vitit, transmeton Telegrafi.
“Në këtë moment, shkalla e mutacionit sugjeron që vaksina kundër koronavirusit merret njëherë, për dallim nga vaksina kundër gripit, e cila merret çdo vit”, ka thënë ai.
Më stabil se gripi
Të gjitha viruset me kalimin e kohës bëjnë mutacion. Duke u shumuar, gabimet ndodhin në kodin e tyre gjenetik, ndërsa pastaj përhapen nëpërmjet popullimit të virusit.
Mutacionet e tilla ndajnë virusin në lloje të ndryshme, mirëpo shpesh nuk ndikojnë në atë se sa është i infektueshëm dhe se sa lehtë përhapet.
Mirëpo, mutacioni u ndihmon shkencëtarëve të ndjekin se si viruset lëvizin nëpër popullatën njerëzore – ato janë sikur thërrmija gjenetike të bukës të cilat lënë gjurmë.
Duket që coronavirusi i ri nuk bën mutacion. Ndryshimet suptile në gjenom kanë ndodhur, ndërsa virusi është shfaqur në formë të njëjtë kudo që është përhapur në botë. Çdo lloj pothuajse është identik.
Andrew Rambaut, biolog molekular evolutiv në Universitetin Edinburg, ka thënë që coronavirusi akumulohet në përqindjen e një deri në dy mutacione në muaj.
“Kjo është rreth dy deri në katër herë më ngadalë se grupi”, ka shtuar ai.
Megjithëkëtë, virusi i gripit bën mutacion një herë në 10 ditë nëpërmjet gjenomit të tij.
Shumica e atyre mutacioneve janë të parëndësishme, mirëpo herë pas here ndodhin edhe ato të cilat ndikojnë në aftësinë e imunitetit të njeriut që të mbrohet nga gripi.
Kjo është arsyeja përse vaksinat e reja kundër gripit bëhen çdo vit, ose edhe përse ato nuk janë plotësisht efikase.
Mirëpo, nëse është për t’u besuar njohurive të deritashme kjo në rastin e coronavirusit nuk do të jetë e domosdoshme, sepse ai nuk do të bëjë mutacion çdo vit.
Tani për tani parashikimet thonë që coronavirusit do t’i nevojiten disa vjet që të bëjë mutacion aq shumë sa që të kërkojë vaksinë të re, shkruan Business Insider. /Telegrafi/