Australia ka shënuar rastin e parë të vdekjes si pasojë e coronavirusiti gjatë këtij viti, si dhe rekordin e ri prej 77 rasteve të reja në shtetin New South Wales, që po lufton me epideminë apo më mirë thënë me variantin e ri Delta.
Politikania nga New South Wales, Gladys Berejiklian, ka paralajmëruar se pritet që ditëve të ardhshme numri i rasteve të reja të rritet, e më së shumti përreth Sydney, ku aktualisht ky vend po vazhdon t’i nënshtrohet izolimit trejavor, transmeton Telegrafi.
“Pres që numri i rasteve të reja në New South Wales nesër të shkoj në 100. Do të jem e befasuar nëse janë më pak”, ka shtuar Berejiklian për Reuters.
Të mërkurën janë regjistruar 50 raste të reja, e sot ka qenë shifër rekord për vitin 2021. /Telegrafi/