Ekipet e futbollit dhe basketbollit të Real Madridit raportohet se janë në karantinë pasi një anëtar i skuadrës së basketbollit është testuar pozitivisht me COVID-19.
Rrjeti televiziv spanjoll, La Sexta , ishte i pari që dha lajmin, se një basketbollisti i Real Madridit është prekur nga coronavirusi, por emri i tij nuk është identifikuar ende.
Të dy ekipet si ai i basketbollit dhe i futbollit ndajnë një pjesë të ambienteve të stërvitjes, në lagjen Valdebebas në veri të Madridit.
Klubi ka njoftuar se ka vendosur masa karantine për të dy skuadrat.
“Real Madrid CF raporton se një lojtar nga ekipi ynë i parë i basketbollit është testuar pozitiv pas testimit për coronavirusin COVID-19”.
Që atëherë, rekomandimi është bërë që të karantinohen si skuadra e parë e basketbollit, ashtu edhe skuadra e parë e futbollit, duke pasur parasysh që të dy skuadrat ndajnë hapësira në Ciudad Real Madrid”.
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) March 12, 2020
“Po kështu, është vendosur që të mbyllin ambientet e qytetit tonë sportiv dhe gjithashtu rekomandohet që të gjithë personeli i Real Madridit që ofrojnë shërbimet e tyre në Real Madrid City të mbeten në karantinë”.
“Ndeshjet që ishin caktuar për sot dhe nesër, që korrespondojnë me Euroligën dhe La Liga, nuk do të zhvillohen”, thuhet në njoftimin e klubit.
Madridi ka qenë zona më e goditur e Spanjës më shumë se 1.000 raste të konfirmuara më coronavirus. /Telegrafi/