Telegrafi

​Coronavirusi arrin në Evropë, konfirmohen dy raste në Francë

Dy rastet e para me coronavirusin në Evropë janë konfirmuar në Francë.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agness Buzin, ka njoftuar se në Francë janë regjistruar dy raste të infektimit me coronavirus, dhe se sipas saj sigurisht se do të ketë edhe raste tjera, transmeton Telegrafi.

Pacientët e infektuar gjenden në Paris dhe Bordo.

“Pacienti nga Bordo i ka 48 vjet dhe është kthyer nga Kina, ka kaluar nëpërmjet qyteti Wuhan. Nga mjekët kishte kërkuar ndihmë më 23 janar dhe prej asaj kohe gjendet në izolim në një spital. Me t’u kthyer në Francë ka pasur kontakt me të paktën 10 persona”, ka shtuar ministrja franceze.

Për personin e dytë të infektuar tani për tani nuk ka shumë informacione, përveç se dihet se gjendet në një spital në Paris. /Telegrafi/