Site icon Telegrafi

Coronavirusi: 3.918 raste dhe 85 të vdekur, në 24 orët e fundit në Kroaci

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 85 viktima dhe 3 918 raste të reja me COVID-19.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci, janë shënuar 186.963 raste infektimi, nga të cilët 2.955 kanë humbur jetën. Gjithsej 161.563 janë shëruar, nga të cilët 3.790 në 24 orët e fundit”, tha Selia e Mbrojtjes Civile, raporton ATSh.

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 22.445.

Midis tyre, 2 943 pacientë janë në spital, nga të cilët 287 janë në ventilatorë.

Aktualisht, në vetëkarantinim janë 55.777 persona.

Exit mobile version