Rio Ferdinand ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Anglisë që ky edicion të përjashtohet.
Legjenda e Manchester United ka thënë se pandemia coronavirusi ka pushtuar tashmë të gjithë Evropën dhe është duke u rrezikuar shëndeti i të gjithëve.
Sipas tij, Liverpooli duhet të sakrifikojë titullin e ligës angleze q nuk e ka fituar më shumë se 30 vite, në mënyrë që të jenë të gjithë të sigurt.
“Mendoj se Liga Premier duhet të përjashtohet”, ka thënë Ferdinand në faqen e tij në Instagram. “Thjeshtë përjashtojeni”.
“E di se shumë tifozë të Liverpoolit do të thonë: ‘Oh Rio, vetëm se ti mbështet Manchester Unitedin dhe tani është Liverpooli’. Nuk është ajo, por nuk shoh ndonjë mënyrë për ta përfunduar, nuk ka kompromise me shëndetin. Është e thjeshtë”, ka shtuar më tej ai.
Liverpooli është aktualisht 25 pikë larg vendit të dytë Manchester City dhe i duhen vetëm edhe gjashtë pikë që të fitojë titullin. /Telegrafi/