Jennifer Lopez kishte planifikuar që të martohet këtë vit më të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.
Në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ajo ka treguar se dita e dasmës së çiftit është prekur nga pandemia coronavirus.
Ylli i “Hustlers” pranoi se kishte caktuar datën e veçantë, por që një gjë e tillë tashmë është e pamundur të realizohet.
“Në fakt, virusi ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, ka thënë ajo.
Ellen gjithashtu e pyeti se si J.Lo dhe Alex po kujdesen për fëmijët e tyre që po mësojnë online. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian.
“Unë i ndihmoj për detyrat e shtëpisë”, rrëfeu nëna e dy fëmijëve gjatë intervistës që u regjistrua jashtë shtëpisë së saj në Miami, aty po kalon ditët e karantinës.
Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishin fejuar në mars të vitit 2019. /Telegrafi/