Site icon Telegrafi

Coronavirus: Mesut Ozil refuzon të heq dorë nga një pjesë e pagës te Arsenali

Shkaku i krizës ekonomike që është shkaktuar nga coronavirusi, klubet kanë vendosur kanë vendosur që lojtarët e tyre të heqin dorë nga një pjesë e pagës.

Derisa shumica e lojtarëve kanë pranuar një gjë të tillë, në mënyrë që mos të rrezikohet pjesa e stafit teknik që të largohet nga puna, disa po refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Por, Daily Mail raporton se Arsenali nuk është përkrahur në këtë iniciativë dhe se disa lojtarë nuk duan të heqin dorë nga 12.5 për qind e pagës së tyre.

Mesut Ozil dhe dy lojtarë të tjerë kanë dalë kundër kësaj ideje dhe po refuzojnë që të heqin dorë nga kjo pjesë e të ardhurave të tyre.

Lexo po ashtu Arteta nuk i dëshiron në klub, Arsenali gati t’i shes tre lojtarët kryesor të skuadrës

Mesfushori gjerman thuhet se ka dyshime e tij nëse klubi është prekur nga kjo krizë dhe refuzon të  bëjë një gjë të tillë.

Ozil lidhet me një largim nga Arsenali në këtë verë dhe kjo marrëdhënie e tyre mund t’u jap fund gjërave më herët se që është menduar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version