Site icon Telegrafi

Me coronavirus janë infektuar më shumë se 9.800 persona në mbarë botën

Të dhënat e fundit tregojnë se me coronavirusin që është shfaqur në Kinë, deri më tani janë infektuar më shumë se 9.800 persona në mbarë botën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Pekini, në Kinë janë konfirmuar 9.692 raste të infektimit, në Hong Kong 12 dhe në Makau, 5. Hong Kongu dhe Makau janë territore autonome të Kinës, transmeton Telegrafi.

Nga virusi deri më tani kanë humbur jetën 213 persona, shumica prej të cilëve në provincën Hubei në pjesën qendrore të Kinës, ku në dhjetor për herë të parë është shënuar rasti i parë me coronavirus.

Në Tajlandë janë konfirmuar 19 raste të infektuarve, në Japoni dhe Singapor nga 16, në Korenë e Jugut, 11, në Tajvan, 10, Malajzi, 8 dhe Australi, 7.

Në SHBA, Francë dhe Gjermani janë infektuar nga 6 persona, në Vietnam, 5, në Emiratet e Bashkuara Arabe, 4 dhe në Kanada, 3.

Është konfirmuar se edhe nga dy persona janë infektuar në Angli, Rusi dhe Itali, kurse nga një në Suedi, Finlandë, Indi, Nepal, Kamboxhia, Shri Lankë dhe Filipine. /Telegrafi/

 

Exit mobile version