Site icon Telegrafi

Coronavirus: Cristiano Ronaldo pranon uljen e pagës për 3.8 milionë euro

Coronavirusi ka ndikuar që shumë biznese nëpër botë të kenë vështirësi financiare e që kjo gjë ka ndikuar edhe në futboll.

Shumë lojtarë tashmë janë përjashtuar nga skuadrat e tyre e disa kanë pranuar të marrin pagë të përgjysmuar për t’i mos i krijuar klubit vështirësi ekonomike.

Sipas Tuttosport, edhe Cristiano Ronaldo i është bashkuar iniciativës për të hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij.

Lexo po ashtu Publikohet lista e lojtarëve më të paguar në futboll - Messi është i pakonkurrencë

Mediumi italian ka bërë të ditur se 35-vjeçari ka pranuar që nga paga e tij të hiqen 3.8 milionë euro, një pagë e ngjashme me bashkëlojtarët e tij te Juventusi.

Ky vendim është marrë pas një bisede me kapitenin e skuadrës Giorgio Chiellini që të heqin dorë nga një pjesë e pagës dhe të ndihmojnë klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version