Yjet nga Liga Premier, Dele Alli, Jack Grealish dhe James Maddision janë duke i kaluar pushimet në Ibiza.
Tre lojtarët anglezë janë parë së bashku duke kaluar pushimet, pasi sezoni për ta ka përfunduar.
Lojtari i Tottenham Hotspurit, i Leicesterit dhe ai i Aston Villës, nuk kanë respektuar masat për parandalimin e COVID-19, duke qëndruar të ulur në një turmë njerëzish.
Ata janë parë të rrethuar nga disa femra, derisa duket se është zhvilluar një festë në plazh.
Me gjasë treshja e lojtarëve do të ndëshkohen nga klubet e tyre për këtë veprim, pasi tashmë dihet që ndalohet grupimi në ambiente të hapura dhe ato të mbyllura. /Telegrafi/