Daniel Cormier fitoi ndaj Derrick Lewis duke e mbrojtur kështu titullin e peshave të rënda në UFC.
Pas triumfit në UFC 230, 39-vjeçari i ka bërë ftesë Brock Lesnarit për një përballje të mundshme në UFC 233 në janarin e 2019.
“Brock Lesnar, kur të vish, sjelle edhe titullin e ri të WWE”.
“Ndihem se dua të bëhem kampion edhe në WWE. Sjelle edhe rripin me vete nëse vjen në shtëpinë time”, ka thënë Cormier pas fitores.
Ndërsa rreth fitores së tij ndaj Lewis amerikani u shpreh: “Mendoj se shumë njerëz duhet ta kuptojnë se po e bëjë këtë për nëntë vite”.
“Derrick Lewis është i mirë, por nuk është në nivel ende”.
“Dy rripa, një për secilin krah. Faleminderit që më bekove Dana White, mendova se do të merrja vetëm njërin”. /Telegrafi/