Telegrafi

Corluka: Nuk e njoh mirë Kosovën, do kërkojmë fitore nga minuta e parë

Mbrojtësi kroat Vedran Corluka, ka folur në konferencën për media para ndeshjes ndaj Kosovës.

Ylli kroat ka thënë se nuk e njehë ekipin e Kosovës, por do kërkon fitore nga minuta e parë.

“Duhet ta pranoj që nuk e njoh mirë ekipin e Kosovës. Sigurisht që e di se disa lojtarë kanë luajtur edhe për Kroacinë, të cilët kanë qenë me prejardhje nga Kosova”.

“Pavarësisht mungesave pres një Kroaci ambicioze, do kërkojmë rezultatin nga minua e parë. Në të kaluarën e kemi dëshmuar se mund t’i zëvendësojmë lojtarët që mungojnë”, ka thënë Corluka. /Telegrafi/