Përbërësit:
▪ 400 gramë patate
▪ 1 kokë qepë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ 2 lugë gjalpë
▪ 1 dl verë e bardhë
▪ 1,5 litër supë viçi
▪ 2 dl shtalpë për zierje, mëlmesa të përziera, piper i zi
Për toptha me mish peshku:
▪ 300 g peshk i bardhë
▪ 200 g spinaq
▪ 1 vezë
▪ 100 g bollgur
▪ kripë
Përgatitja:
1. Qepa dhe hudhra grihen imët, patatet qërohen dhe priten në katrorë.
2. Në pak gjalpë kaurdisen qepa dhe hudhra, pastaj shtohen patatet, vera e bardhë dhe supa. Të tëra zihen derisa të zbuten patatet.
3. Çorba e përgatitur miksohet, shtohen në të shtalpa për zierje dhe mëlmesa sipas shijes. Në fund, shtohen topthat me mish peshku dhe zihen pakëz.
Topthat me mish peshku:
1. Spinaqi zihet në ujë me kripë dhe grihet imët. Edhe peshku zihet, i hiqen halat dhe mishi bluhet në makinë për bluarjen e mishit.
2. Në enë të përshtatshme bashkohen spinaqi i zier, peshku i bluar, veza dhe bollguri. Të gjitha përzihen mirë, shtohen mëlmesa sipas shijes dhe masa lihet të qëndrojë nja 5 minuta.
3. Nga masa e përgatitur, me lugë, hiqen topthat dhe zihen në valë derisa të zbuten. /Telegrafi/