Braon mbi gjunjë
Patjetër nën to mbathni çorape të bardha, sepse duken më natyrshëm dhe u japin shkëlqim të përsosur të bronztë këmbëve tuaja, transmeton Telegrafi.
Çorape të bardha
Për t’iu shmangur që të mos dukeni vizualisht më të zgjeruara, bashkoni me një rrobë “në të madhe” siç është p.sh. manteli.
Çorape rrjetë
Ju propozojmë që t’i mbathni me atlete dhe me rroba të thjeshta në mënyrë që të zbusni pamjen e tyre të theksuar.
Çorape të kuqe
Pantallonat e shkurtra (pak nën gju) janë zgjedhja më e mirë sepse kjo ngjyrë e çorapeve assesi nuk duhet të kombinohet me rroba të shkurtra, por të jenë pjesë e pavërejtur e “outfitit” tuaj të sofistikuar.
Çorape të vezullueshme
Për t’i nxjerrë deri në fund në pah, mbathni bashkë edhe me disa rroba të vezullueshme si p.sh. fustane të përsosura me perishane dhe atlete.
Çorape të hirta nga leshi
Ju propozojmë që t’u jepni notë rinore bashkë me miks të guximshëm të printeve moderne si p.sh. ato me kutia dhe gjarpërore. /Telegrafi/