Site icon Telegrafi

Çorapet me erë të mirë, hiti më i ri

Kjo ide u ra në mend nxënësve të shkollës së mesme, në kuadër të projektit të biznesmenëve të rinj, ata duhej të shpiknin ndonjë prodhim i cili duhej edhe të futej në treg, ndërsa njërit prej nxënësve i ra në mend prodhimi i ri, çorapet me erë të mirë, njofton Deutsche Welle.

Ekipi i tij punoi në detajet tjera për realizimin e këtij produkti, sepse qëllimi ishte që era të mos i zhduket pas larjes së parë, por të zgjaste së paku tre muaj.

“Kemi marrë leshin, ose një pe më të trashë, e kemi futur në vaj eterik dhe e kemi thurur në pjesët e trasha të çorapeve, siç janë gishtat, thembrat dhe pjesën e çorapes në nyjën e këmbës. Në bazë të kësaj na është njohur patente, sepse era shumë e koncentruar e vajit eterik s’mund të hiqet për së paku tre muaj”, thotë Emina Zunic, njëra prej zbuluesve dhe nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ën Sarajevë.

Në njërën prej panaireve jashtë shtetit, për këto çorape me erë janë interesuar njerëz nga British Airways dhe dëshiruan ta blejnë licencën në mënyrë që tua dhurojnë nga një palë të tillë udhëtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version